Nainggolan zbulon gjithçka: Kjo është arsyeja kryesore pse u largova nga Roma
Radja Nainggolan ka thënë se iu është bashkuar Interit pasi Roma kishte humbur besimin në të
Mesfushori belg u transferua nga Roma tek Interi për shumën prej 24 milionë euro plus Nicol Zaniolo dhe Davide Astori, shkruan Periskopi.
Nainggolan ka folur për ‘Inter Tv’ ku ka thënë që nuk priste një mikpritje kaq të ngrohtë.
“Unë nuk prisa një mikpritje kaq të ngrohtë,” ka thënë Nainggolan.
“Luciano Spalletti? Sezoni im më i mirë ishte me të, kështu që jam i lumtur që do të punoj përsëri me këtë trajner.
“Është e rëndësishme të ndjeni besimin e shefit dhe [Zëvendëspresidentit Javier] Zanettit. Ata më bënin të ndihem i rëndësishëm, diçka që kisha humbur te Roma,”. /Periskopi/



