Festa e çmendur e ditëlindjes së Xhesika Berberit, nga pishina te klubi i natës (VIDEO)
Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi prej kohësh vazhdon jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku synon tregun e modelingut.
Bukuroshja bionde feston ditëlindjen e saj të 27 e për këtë rast ka mbledhur të gjitha mikeshat e saj të ngushta, në një festë të çmendur.
Nga postimet që ka bërë 27-vjeçarja, le të kuptohet se festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.
Vajzat si fillim kanë festuar të veshura me bikini në pishinë dhe më pas kanë shkuar në një nga klubet e njohura të Amerikës.
https://vimeo.com/277251600
E shoqëruar nga shoqet e saj mes tyre modelet Adrola Dushi, Arselajda Buraku dhe Megi Ndokaj, Xhesika e priti ditën e saj të lindjes në mënyrën më të bukur.
https://vimeo.com/277251584
Xhesika ka ndarë me ndjekësit e saj të gjitha momentet e ditëlindjes në “Instastory”. Vajzat shihen të rrethuara nga fishekzjarrët, muzika dhe shampanja.







