Ringjallet Maradona pas kolapsit që pësoi në tribunat e përballjes Nigeri-Argjentinë
Fituesi i Kupës së Botës 1986 me Argjentinën, Diego Maradona në mbrëmjen e përballjes Argjentinë-Nigeri ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore, por si duket legjenda argjentinase tashmë gëzon shëndet të mirë.
Maradona ka insistuar se ai është ‘mirë’ pas dhënies së asistencës medikale.
Të martën, enigmatiku 57-vjeçar ka pasur një impakt mjaft të madh në ulëset e stadiumit St Petersburg, madje më shumë se sa të ishte pjesë e lojës, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.
Marten Arevalo, një gazetar argjentinas dhe mik i Maradonës, zbuloi në mediat sociale se një shqetësim i papritur i shëndetit ishte shkaktuar nga shtypja e ulët e gjakut.
Por, vet Maradona ka shkruar në rrjetin social Insagram “Dua t’ju them të gjithëve se unë jam mirë, nuk jam dhe nuk ish i hospitalizuar”.
“Ju dërgoj të gjithëve puthje. Faleminderit për mbështetjen”./Periskopi/
Diego, il crollo emotivo.pic.twitter.com/6bUVYuT1Cg #ArgentinaNigeria
— Ivan Zazzaroni (@zazzatweet) June 26, 2018
#Maradona está en el estadio. Le bajó la presión. Se está recuperando y se va.
— Martin Arevalo (@arevalo_martin) June 26, 2018



