Shqiptarja denoncoi makinën e vjedhur në polici më pas i bjen në mend se e ka parkuar diku
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur më një 25 vjeçare nga Durrësi lidhur me një kallëzim që ajo kishte bërë për vjedhjen e makinës.
Por një ditë më parë është mësuar se makina në të vërtetë nuk ishte vjedhur.
25-vjeçarja e thirrur në polici, ka treguar se automjetin në të vërtetë e kishte gjetur, duke thënë se kishte harruar vendin ku e kishte parkuar dhe kishte menduar se ia kishin vjedhur makinën.
Policia duket se ka dyshuar në deklaratën e 25-vjeçares dhe e ka dërguar çështjen për vlerësim në Prokurori. (TemA)



