Fjolla Morina publikon foton e ëmbël me partnerin, shfaqen të kapur dorë për dore
Fjolla Morina është një ndër këngëtaret më të njohura e të komentuara të showbizz-it shqiptar. Ajo ka një numër të madh ndjekësish në rrjetin social “Instagram”, ku postimet e saj tërheqin gjithmonë vëmendje dhe nuk kalohen pa u komentuar.
Zakonisht ajo publikon momente nga jeta e saj profesionale, si dhe foto ku ekspozon format e saj bombastike. Por së fundmi ajo ka marrë vëmendjen e publikut me një postim shumë ndryshe.
Fjolla ka publikuar në “Instastory” një foto të ëmbël me partnerin, të cilit ka preferuar t’ia fshehë fytyrën. Ata shihen të kapur dorë për dore dhe këngëtarja e ka uruar atë për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Fjolla, duke vendosur edhe një zemër të kuqe në postim.





