Propozim për martesë si në përralla për modelen e famshme (FOTO)

Propozim për martesë si në përralla për modelen e famshme (FOTO)

Modelja e “Victoria’s Secret”, Devon Windsor ka marrë një propozim special për martesë nga i dashuri prej dy vitesh, Johnny Dex.

Bukuroshja bionde tregoi në rrjetet sociale unazën e diamantit ndërsa relaksohej me të dashurin e saj.

Pas një lidhje prej 2-vitesh Dex i propozoi yllit të pasarelave të premten. Gjatë një udhëtimi me avion privat, modelja pa të shkruar në rërën e një plazhi privat në Bahamas pyetjen: “Do të martohesh me mua?”.

E sigurisht që përgjigja e saj ishte ‘Po’. “Kjo ishte dita më e bukur e jetës sime dhe mezi pres të martohem me personin më të mirë në të gjithë universin. Jam gruaja më me fat në botë”, shkroi Windsor në rrjetet sociale.

Ndërkohë pa qenë në dijeni të propozimit, ajo mbante veshur një fustan të bardhë.

Shpërndaje në: