Thaçi e Veseli emocionohen nga fitoret e çikave të Kosovës në Spanjë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i dhanë Kosovës një debutim të jashtëzakonshëm në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
“Dhe kush tjetër përpos tyre. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i dhanë Kosovës një debutim të jashtëzakonshëm në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Dy xhudistet tona ia shtuan vendit tonë edhe dy medalje të arta. Faleminderit për këto emocione!” ka shkruar Veseli në Facebook.
Pas fitores së çikave të Kosovës, reagoi edhe presidenti Hashim Thaçi.
“Vajzat dhe djemtë e Kosovës, me talentin tyre, po na bëjnë krenarë dhe po e promovojnë imazhin e vërtetë të vendit të tonë kudo nëpër botë. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dolën të arta në Spanjë, në Lojërat Mesdhetare në Tarragona. Fitorja e tyre ka rëndësi të dyfishtë për sportin dhe diplomacinë tonë”, ka shkruar presidenti në profilin e tij në Facebook./Periskopi




