Greizman: Messi dhe Ronaldo në tjetër nivel
Mesfushori i Atletiko Madridit është duke kaluar në një super formë gjatë sezonëve të fundit dhe është krahasuar shumë shpeshë me lojtarët si Messi dhe Ronaldo.
Ai gjatë një interviste ka deklaruar se ende duhet të punojë në atë drejtim për të arritur nivelet e dy lojtarëve më të mirë në botë gjatë dekadës se fundit.
“Nuk ndjehem si Messi dhe Ronaldo. Ata dy janë në një tjetër nivel. Më duhet të fitojë shumë tituj që të jem i barabartë me Messin dhe Ronaldon”.
“Unë jam i lumtur në Atletico dhe dua të fitojë shumë tituj me këtë skuadër. Nëse do ta arrijë këtë do të krahasohem me Messin dhe Ronaldon”, deklaroi Griezmann.
Trajneri i tij, argjentinasi Diego Simeone e ka krahasuar gjithnjë me Messin dhe Ronaldon francezin, por ai nuk mendon kështu.
“Jam i kënaqur me Simeonen që më krahason me Messin dhe Ronaldon, kjo më motivon mua të punojë edhe më shumë”, përfundoi francezi. /Periskopi.com



