Mustafi me kritika për Ozil
Ish mbrojtësi i Everton dhe Valencia është bërë shumë shpejt një lojtar kyq për londinezët duke formuar një partnership solid me francezin, Laurent Kosicenly në mbrojtjen e Arsenalit.
Shoku më i mirë i mbrojtësit gjerman është turko-gjermani Mesut Ozil, ku ka deklaruar se ai e kritikon gjatë ndeshjeve.
“Ndonjëherë e kritikoj edhe atë sepse kështu është futbolli”.
“Të gjithë bëjnë gabime dhe ne duhet të jemi profesionalë me të. Ndonjëherë ne kritikokjmë veten, nuk janë njerëzit që na kritikojnë, sepse vetvetja jonë na kritikonk më së shumti”, u shpreh Mustafi.
Për shkak se dëshiron të luash mirë, dëshiron të fitosh, nuk do që të bësh gabime. Nese bëni një gabim, atëherë vetja ju bën nervoz. Por, ky është futbolli, nuk mund të jetë pa gabime”.
“Por, Ozil është lojtar fantastik. Jam i lumtur për të. Ai mund të bëjë gjëra të pabesueshme në sulm. Ai i sheh nga larg sulmuesit për t’i furnizuar me topa”, deklaroi Mustafi.
Mustafi u transferua këtë verë në Arsenal nga Valencia. /Periskopi.com



