Edhe një kosovare kampione e Evropës në xhudo
Xhudistja e re Erza Muminoviq sot ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.
Në kategorinë 44 kilogramë ajo sot është shpallur kampione e Evropës për juniore.
Në finale ajo e mposhti kroaten Ana Viktorija Puljiz, për të rrëmbyer kështu medaljen e artë në këtë Evropian.




