Inter mposht Southampton

Inter mposht Southampton

Skuadra milaneze ka mposhtur me rezultat minimal 1-0, ekipin e papërshtatshëm anglez Southampton.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfundoi 45 minutëshi i parë mes Interit dhe Southamptonit.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit u futën në lojë më të motivuar dhe kërkonin me ngulm shënimin e golit.

Kapiteni Mauro Icardi kishte një rast të mirë shënimi, por edhe pse ndodhej në pozitë të mirë goditi mbi portë.

Ishte minuta e 67-të e takimit, kur Davide Santon harkoi bukur në zonë dhe mesfushori ofensivë Antonio Candreva shënoi një gol të bukur për epërsinë e Interit.

10 minuta pas golit të shënuar, mesfushori kroat Marcelo Brozovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën në pozitë të vështirë.

Edhe pas fitores së shënuar, Inter zë pozitën e fundit në Grupin K me tri pikë të grumbulluara, ndërsa edhe ndeshjen e radhës do të ndeshet me Southamptonin në Angli. /Periskopi.com

Shpërndaje në: