Prishtina bëhet edhe më ‘horë’ se Gjermania: Po turpërohet nga amatorët e Gjibraltarit

Prishtina bëhet edhe më ‘horë’ se Gjermania: Po turpërohet nga amatorët e Gjibraltarit

Klubi i futbollit Prishtina po luan në Victoria Stadium kundër skuadrës nga Gjibraltari Europa FC, shkruan Periskopi.

Prishtina është klubi i dytë kosovar që e reprezenton shtetin në garat ndërkombëtare të futbollit. Dje, Drita nga Gjilani fitoi me rezultat 2 me 0 ndaj ekipit Santa Coloma nga Andora.

Prishtina ndërkohë e ka përfunduar pjesën e parë me skuadrën amatoreske nga vendi i vogël në jug të Spanjës, por është duke humbur 1 me 0. Enrique Carreno e ka shënuar një gol nga penalltia në minutën 45.

Duke marrë parasysh nivelin e futbollit të Kosovës, ky është rezultat turpërues për skuadrën kryeqytetase që e ridëshmon amatorizmin e mëtejmë të futbollit kosovar.

Mbetet të shihet nëse gjërat do të ndryshojnë në pjesën e dytë. /Periskopi

Shpërndaje në: