United i fortë për Fenerbahcen

United i fortë për Fenerbahcen

“Djajtë e kuqë” filluan lojen në mënyër fantastike duke kontrolluar çdo pjesë të fushës. Manchester United në minutën e 31’ arriti të fitoj penaltin që në gol e shëndrroi francezi, Paul Pogba.

Vetëm pas tre minutav skuadra e Jose Mourinhos fitoi penaltin e dytë që kësaj rradhe e shëndrroi në gol Anthony Martial.

Pas këtij goli Manchester United e morri lojen në kontroll ku në fund të pjesës së parë arriti të shënoj golin e tretë përsëri nga francezi Pogba që u asistua nga Jesse Lingard.

Pjesen  e dytë United e filloi ashtu siç e la duke shënuar golin e katërt qysh në minutën e 48’ me anë të anglezit, Jesse Lingard.

Golin e vetëm për Fenerbahcen e realizoj ish sulmuesi i skuadrës angleze në minutën e 81’ nga RobinVan Persie.

United kryeson grupin me gjashtë pikë pas tri ndeshjeve, teksa pasohet nga Feyenoord që mposhti Zoryan në Roterdam. /Periskopi.com

Shpërndaje në: