Shokohet Roma nga Austria Viena

Shokohet Roma nga Austria Viena

Holzhauser kaloi në epërsi Austrinë në minutën e 16-të. Vetëm tri minuta më vonë El Shaaraëy shënoi për 1-1, para se sërish i njëjti (34’) të shënonte për 2-1.

Në pjesën e dytë Alessandro Florenzi (69’) me asistin e dytë të Tottit shënoi për 3-1 dhe atë që u mendua të jetë një fitore e lehtë për Romën.

Por Prokop (82’) dhe Kayode (84’) shënuan për 3-3 dhe barazimin e rezultatit.

Deri në fund nuk pati ndonjë ndryshim në rezultat dhe Roma kështu nuk arriti fitore në shtëpi ani pse super e favorizuar.

Në Grupin E Roma vazhdon të jetë lidere e përbashkët me Austria Vienan me nga pesë pikë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: