Lincoln barazon rezultatin me Dritën
Është barazuar rezultati në ndeshjen Lincoln – Drita
Përsëri është shënuar një gol nga një ndërprerje dhe ishte Corral që shënoi në minutën e 61’të.
KF Drita ka arritur që më plot meritë të udhëheq në pjesën e parë kundër kampionëve të Gjibraltarit, Lincoln Reds Imps.
Në ndeshjen që u zhvillua në Victoria Stadium gjilanasit ishin shumë më të mirë dhe arritën që të shënojnë që në minutën e parë të ndeshjes me anë të Liridon Lecit.
Pas goli Lincoln tentoi disa herë që të barazoi rezultatin por pa sukses, derisa Xhevdet Shabani humbi një mundësi të mirë për 0-2 në minutën e 23, e njëjtë edhe Leutrim Kryeziu në minutat e fundit të ndeshjes.



