Drita përsëri në epërsi, a do të fitojë sonte

Drita përsëri në epërsi, a do të fitojë sonte

 

Drita ka shënuar golin e dytë kundër Lincoln

Nga pika e bardhë i saktë u tregua i saktë Liridon Leci. Vlen të theksojmë se edhe Lincoln është duke luajtur me një lojtarë më pak pasi që me të kuq u ndëshkua Bernardo Lopes.

KF Drita ka arritur që më plot meritë të udhëheq në pjesën e parë kundër kampionëve të Gjibraltarit, Lincoln Reds Imps.

Në ndeshjen që u zhvillua në Victoria Stadium gjilanasit ishin shumë më të mirë dhe arritën që të shënojnë që në minutën e parë të ndeshjes me anë të Liridon Lecit.

Pas goli Lincoln tentoi disa herë që të barazoi rezultatin por pa sukses, derisa Xhevdet Shabani humbi një mundësi të mirë për 0-2 në minutën e 23, e njëjtë edhe Leutrim Kryeziu në minutat e fundit të ndeshjes.

Shpërndaje në: