Valon Berisha befason me ekipin e ri, kryen testet mjekësore në skuadrën legjendare italiane
Valon Berisha do ta veshë fanellën e Lazios sezonin e ardhshëm.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka kryer me sukses testet mjekësore te Lazio, njofton klubin nga Serie A.
Klubi ka postuar një video të shqiptarit në “Twitter’, duke treguar se tashmë lojtari është i Lazios dhe se gjatë ditës pritet të kompletohet transferimi nga FC Red Bull Salzburg.
25 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin romak dhe është transferimi i tretë pas Riza Durmishit dhe anësorit Mattia Sprocat.
?? Valon #Berisha è arrivato in @ClinicaPaideia! pic.twitter.com/0c1dur1vcz
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 30, 2018



