Trajneri i njohur refuzoi 10 milionë euro në vit
Trajneri që kishte fituar me Spanjën Kupën e Botës më 2010 dhe Europianin më 2012, nuk është i sigurtë nëse këtë ofertë ia bëri ndonjë skuadër apo vetë Kombëtarja Kineze.
“Unë mund të konfirmoj se kam marrë një ofertë 10 milionë euro nga Kina”, deklaroi Del Bosque.
“Por, nuk jam i sigurtë nëse kjo erdhi nga ndonjë klub apo nga Kombëtarja e Kinës”, shtoi ai.
Aktualisht 65-vjeçari është i lirë dhe nuk menaxhon asnjë skuadër. /Periskopi.com



