Pogba tregon bisedën me Rooneyn para penaltisë
United triumfoi bindshëm përballë skuadrës turke Fenerbahce, në ndeshjen e vlefshme në Europa Ligë.
Pogba rrëfen momentin, për të cilin mediat angleze vlerësuan se ishte përplasje.
“I thash Waynet se doja të realizoja penaltinë dhe ai më lejoi. Jam shumë i lumtur që shënova at penalti dhe është respekt që më lejoi një lojtar si ai. Jam shumë krenar”, tha Pogba. /Periskopi.com



