Zyrtare: Salah nënshkruan kontratë të re me gjigandin evropian
Salah ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën e Liverpoolit.
Mohammed Salah i cili shkëlqeu sezonin e kaluar te The Reds, ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij edhe për pesë vitet e ardhshme.
Salah gjatë kësaj vere u përfol shumë për një kalim të mundshëm të Real Madrid apo Barcelona, por siç duket ai iu ka dhënë fund thashethemeve rreth së ardhmes së tij.
Liverpool e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Salah dhe tani Salah do të jetë pjesë e Liverpool në synimet e tyre edhe për pesë vitet e ardhshme.



