Tema e radhës lincensimi i trajnerëve ndërmjet FBK-së dhe FIBA Europë
Gjatë qëndrimit në Sofje, Belegu dhe Bilalli do të takohen me shefin e Departamentit të Trajnerëvë në FIBA Europë, Michael Schwarz.
Tema e takimit ndërmjet Belegut/Bilallit dhe Schwarz-it është modalitetet e themelimit të një programi kombëtar për licencimin e trajnerëve kosovarë.
Schwarz dhe FIBA Europë janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë FBK-në në avancimin e trajnerëve vendorë dhe për këtë arsye i kanë ftuar krerët e federatës në takim, për të diskutuar në detaje për këtë çështje dhe për gjetjen e një forme të përbashkët të programit të trajnerëve. /Periskopi.com



