‘Bomba’ e mesnatës, Real Madrid ofron një mal me para për Neymarin (Foto)
Real Madrid ka bërë një ofertë në vlerë prej 310 milionë euro për Neymar
TVE[medium spanjoll] ka raportuar se Florentino Perez e ka nisur një ofertë zyrtare në drejtim të Parisit për yllin brazilian Neymar, shkruan Periskopi.
Reali ka bërë ofertën prej 310 milionë euro për Neymarin, i cili po shkëlqen me Brazilin në ‘Rusi 2018’.
26-vjeçari do të përfitojë 45 milionë euro në sezon në rast se klubi parisien pranon ta shesë atë te ‘Los Blancos’. /Periskopi/




