Gruaja e Vardy bën poza nacionaliste para ndeshjes Angli-Kolumbi, shpenzon shuma marramendëse
Raportohet se ajo ka shpenzuar rreth 140, 000 funta në gjera materiale për të mbështetur burrin e saj Jamie në Kupën Botërore në Rusi.
Rebekah Vardy vazhdon të shfaq nacionalizmin anglez para ndeshjes Angli-Kolumbi.
36-vjeçarja u dëshmua si një femër e përsosur me këmbët e saj seksi të vendosura mbi flamurin anglez.
Gjithashtu ajo ishte mbështjellur edhe me trupin anglez duke shfaqur trupin e saj seksi dhe në anën tjetër duke treguar ndjenjën nacionaliste angleze, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Brunja e bukur gjendet në Rusi me dy fëmijët e çiftit dhe dy fëmijë të tjerë që ajo i ka me partnerin e mëparshëm. E gjitha familja ka ardhur të përkrahë futbollistin Jamie të martën kur Anglia në mbrëmje do të ndeshet me Kolumbinë.
Pavarësisht mbështetjes së saj për ekipin anglez, ajo është përballur me paragjykime nga komentues të ndryshëm në rrjetet sociale.
Njoftohet se Rebekah ka marrë një avion privat për të bërë udhëtimin 1, 200 milje nga Anglia në Shën Petersburg, me fluturimin tre orësh që vlerësohet se kushton më shumë se 20, 000 funta në çdo drejtim.
Pavarësisht këtyre shpenzimeve megallomane, raportohet se për familjen Vardy nuk ka shumë probleme pasi lojtari i Leicester City fiton rreth 18 milionë funta dhe 9 milionë gjatë një viti./Periskopi/











