Bellerin: Nëse Barcelona më thërret, nuk i përgjigjem
Mbrojtësi i Arsenalit është duke u shëndrruar në një nga më të mirët në pozitën e tij, duke e bërë ish-skuadrën e tij Barcelonën që të kërkojë rikthimin e tij në ‘Nou Camp’.
21-vjeçari ka filluar karrierën me “katalunasit” por është transferuar në Arsenal në verën e vitit 2011 dhe është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona.
Ai gjatë një interviste është përgjigjur pyetjes rreth spekulimeve, për një kalim të tij të mundshëm në Barcelonë ” Barcelona edhe po të më thërras unë nuk do të përgjigjem telefonatës. Dua qëndrimin tek Arsenal “, u përgjigj Bellerin.
Për spanjollin ka shfaqur interesim edhe Manchester City, që në krye me Pep Guardiolën e dëshirojnë me çdo kusht mbrojtësin e Arsenalit. /Periskopi.com



