Caktohet meçi i radhës i Antony Joshuas
Dy duelet e ardhshme të Anthony Joshuas do të zhvillohen në stadiumin e Wembleyt.
Kampioni i peshave të rënda do të kthehet në stadiumin legjendar më 22 shtator të këtij viti, ndërsa shatë muaj më vonë, më 3 prill të vitit 2019, do të ketë edhe duelin e dytë.
Joshua dhe promotori i tij, Eddie Hearn, ende nuk kanë konfirmuar kundërshtarët e 28-vjeçarit, por pritet të jenë Deontay Wilder ose Alexander Povetkin.
“Do rikthehem në Wembley pas dy dueleve të zhvilluara në Cardiff. Dua të falënderoj përkrahësit nga Uellsi dhe Britania e Madhe dhe njerëzit në Londër që po presin kthimin tim”, ka thënë Joshua.



