Punë e kryer, ja kur do të bëhet prezantimi i Ronaldos te Juventusi
Tema kryesore e ditëve të fundit në botën e futbollit është transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi
Gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’ ka zbuluar se dje është mbajtur një takim ndërmjet Jorge Mendes, menaxheri i Cristiano Ronalods dhe Jose Sanchez, i cili është krahu i djathtë i Florentino Perezit, shkruan Periskopi.
Ylli portugez do të shitet te Juventusi për shumën prej 100 milionë euro dhe tani Beppe Marotta dhe Fab8io Paratici kanë dritën e gjelber për të udhëtuar në drejtim të Madridit, ku do të finalizohet marrëveshja.
Marotta dhe Paratici do të udhëtojnë me avion privat në drejtim të Madridit me Ronaldon që do të prezantohet më 7 korrik si lojtari më i ri i Juventusit. /Periskopi/



