Munishi i kundërpërgjigjet babait të Januzajt: Djali im do të luaj veç për Kosovën dhe golat do t’i festojë me shqiponjë
Abedin Janzuaj ka kritikuar ashpër Ismet Munishin duke e cilësuar atë si trajner amater
Babai i Adnan Januzajt gjatë ditës ka dhënë një intervistë ku e ka cilësuar Ismet Munishin si një trajner amater, raporton Periskopi.
“Dy njerëz që unë nuk i kam njohur, madje as që e kam ditur se kush janë ata. Por kohëve të fundit më kanë ardhur informatat se kush janë ata të cilët ofendojnë Januzajn dhe familjen. Ky është një gjest shumë i vogël, nga ata njerëz që mendojnë për se janë profesionist. Këta janë, Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli. Këta janë njerëz të papërgjeshëm, dalin në media dhe flasin të pavërteta. Unë dua vetëm t’ia sqaroj opinionit se Adnani nuk e ka mohuar dhe s’do ta mohoj kombin e tij. Nëse me këta persona kam diçka private, nuk e kam problem edhe të flas me ta. Këta kanë dështuar në karrierën profesionale futbollistike dhe si trajner. Prandaj merren me këto gjëra”, ka thënë Abedin Januzaj,” ka thënë Abedin Januzaj për ‘Lajm Tv’.
Ismet Munishi i njohur ndryshe edhe si baba i futbollit kosovar iu është kundërpërgjigjur babait të futbollistit të Belgjikës me anë të një prononcimi për Periskopin.
Munishi thotë që djali i tij nëse një ditë do të bëhet futbollist ai do ta zgjedh Kosovën dhe se golat do t’i festojë me shqiponjë.
“Mundem me qenë i papërgjegjshëm, por jam shumë krenar që jam shqiptar dhe djali im nëse bëhet futbollist, ai do të luajë vetëm për Kosovën dhe çdo gol do ta festojë me shqiponjë” ka thënë Munishi për Periskopin.
Ismet Munishi është trajner i Besës, derisa gjatë Botërorit po kryen punën e analistit. /Periskopi/



