Shkëlqeu kundër Argjentinës, ylli francez kalon te Bayern Munich (Foto)

Shkëlqeu kundër Argjentinës, ylli francez kalon te Bayern Munich (Foto)

Bayern Munich ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Benjamin Pavard por ai do të transferohet në Munich gjatë sezonit 2019-20, ka raportuar sot magazina e futbollit gjerman, Kicker

Bayern raportohet se ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për shërbimet e francezit para Botërorit, e ku 22 vjeçari, i cili po luan si mbrojtës i djathtë në Francë, shënoi një gol spektakular në fitoren e Francës kundër Argjentinës.

Kicker ka raportuar se marrëveshja mes dy klubëve është 35 milionë euro, e cila, thuhet, se është vlera e saktë sa është klauzola në kontratën e tij.

Pavard, i cili mund të luajt edhe në qendër, ka ndihmuar shumë Stuttgartin për promovim në Bundesliga ndërkaq drejtori sportiv i klubit, Michael Reschke ka insistuar që klubi nuk do ta lejon atë të largohet këtë sezon.

Pavard ju bashkua Stuttgartit nga Lile më 2016 për katër milionë euro.

 

Shpërndaje në: