Dështaku i Liverpoolit argëtohet mes luksit të Los Angeles
Loris Karius ka lëshuar disa foto në të cilën shihet pushimet luksoze që i ka kaluar për të hequr makthin e marrë në finalën e Ligës së Kampionëve pas gabimeve amatoreske që i dhuroi titullin e 12 ekipit spanjoll Real Madrid.
Ai dontë që e gjithëbota të njihte gjendjen nëpër të cilën kalonte përmes një video – që shihet duke luajtur pingpong, duke u hedhur në ujë me lëvizje të ngadaltë për 1.9 milionë ndjekësit e tij të Instagramit.
Por ai ka qenë target i shumë kritikave nga disa shikues të cilët mendojnë se ai duhet të përqendrohet më shumë në lojën e futbollit të tij në fushë.
Pas një sezoni rraskapitës në të cilën skuadra e Jurgen Klopp përfundoi e katërta në Premierligën angleze, Kariusi ka nevojë për një pushim të tillë, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
“Kjo është qesharake. Duket se ai nuk ka mësuar nga gabimet e tij”, u shpreh njëri prej komentuesve.
Një tjetër shkruan: “Ky njeri shkatërroni një finale të Ligës së Kampionëve dhe është këtu duke bërë video muzikore”.
Ai i dha një dhuratë Karim Benzemas dhe Gareth Bale për t’i dhënë titullin Real Madridit dhe dëshpërimin Liverpoolit./Periskopi/




