Zyrtare: I akuzuari për zhvatje, korrupsion e kërcënime sapo është zgjedhur kryetar i FFK-së (Foto)
Agim Ademi është zgjedhur kryetar i ri i FFK-së
Federata e Futbollit të Kosovës e ka zgjedhur Agim Ademin si kryertar të ri të FFK-së në kuvendin e jashtëzakonshëm që u mbajt sot me fillim nga ora 17:00, raporton Periskopi.
Ademi, i cili nga sot e ka epitetin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës ishte i akuzuar për zhvatje e korrupsion. Madje, në aktakuzën ndaj tij thuhet se ai ka kërcënuar dëshmitarin e këtij rasti, i cili përmes një incizimi kishte zbuluar skandalin. Burime të Periskopit kanë bërë të ditur se me 20 korrik të këtij muaji do të mbahet seanca e radhës gjyqësore, ndërkohë që ky rast pas përfundimit të gjykimeve nga EULEX’i, u ka kaluar vendorëve. Për këtë vepër penale, Ademi mund të dënohet me 10 vjet burg.
Me 58 vota pro të delegatëve të FFK-së Agim Ademi u zgjodh kryetar i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës. /Periskopi/



