Munishi flet për kryetarin e ri të FFK-së: Këpucët e Fadil Vokrrit nuk do t’i bijnë taman askujt, jam duke parë tendencë politike (Foto)

Munishi flet për kryetarin e ri të FFK-së: Këpucët e Fadil Vokrrit nuk do t’i bijnë taman askujt, jam duke parë tendencë politike (Foto)

Ismet Munishi e ka komentuar zgjedhjen e Agim Ademit si kryetar të ri të FFK-së

Agim Adem, një i akuzuar për zhvatje e korrupsion sot u zgjodh kryetar i FFK-së me 58 vota pro të delegatëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, raporton Periskopi.

Ismet Munishi i uron suksese Ademit, por beson që tashmë ka filluar të përzihet politika në FFK.

“Agim Ademit i dëshirojmë suksese, ai ka qenë në të gjitha proceset me tashmë kryetarin e ndjerë [Fadil Vokrrin],” ka thënë Munishi.

“Do të jetë sfidë e re për neve sportistat që jemi me emra më të mëdhenj që mos ta lëjmë politikën të përzihet në sport, shenjat e para janë që ka tendencë të përzihet.

“Nuk është mirë, jam duke parë tendencë, Fadil Vokrrin e kanë respektu të gjithë liderët e partive politike, e kanë dashtë i madh e i vogël, në atë kohë e kemi pas idoll.

“Këpucët e Fadil Vokrrit nuk do t’i bijnë taman askujt.

Por, Munishi beson se duhet t’i jepet kohë Ademit, i cili nga sot e ka epitetin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës ishte i akuzuar për zhvatje e korrupsion. Madje, në aktakuzën ndaj tij thuhet se ai ka kërcënuar dëshmitarin e këtij rasti, i cili përmes një incizimi kishte zbuluar skandalin. Burime të Periskopit kanë bërë të ditur se me 20 korrik të këtij muaji do të mbahet seanca e radhës gjyqësore, ndërkohë që ky rast pas përfundimit të gjykimeve nga EULEX’i, u ka kaluar vendorëve. Për këtë vepër penale, Ademi mund të dënohet me 10 vjet burg

“T’i japim njerit kohë ta shohim se çka do të bëjë,” përfundoi baba i futbollit kosovar. /Periskopi/

Shpërndaje në: