PSG e konfirmon ardhjen e Buffon, prezantohet tek ekipi francez
Kampioni francez e ka konfirmuar transferimin e portierit veteran Gianluigi Buffon si transfer i lirë pas largimit nga Juventus.
Klubi grancez ka publikuar një video të Buffon duke matur kostumin e tij para se të zbulohet fanella e re për sezonin 2018-2019.
Buffon ka nënshkruar kontratë një vjeçare, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
“Është një ndjenjë e madhe lumturie që unë i bashkohem PSG-së”, tha italiani veteran i futbollit.
“Për herë të parë në karrierën time, po e lë vendin tim dhe vetëm një projekt ambicioz mund të më kishte inkurajuar që të merrja një vendim të tillë”, shtoi ai.
“Dua ta falëndërojë klubin dhe presidentin për besimin. Klubi vitet e fundit ka pasur një progres të jashtëzakonshëm, e di ëndrrën e PSG dhe tifozëve të saj”.
PSG dhe Buffon janë lidhur me ambiciet për të fituar kupën e Ligës së Kampionëve. Si klubi ashtu edhe lojtari nuk kanë hequr dorë nga fitimi i kupës më të çmueshme në Evropë, pavarësisht se kanë përjetuar suksese të mëdha./Periskopi/
![]()
Taillé pour Paris ! pic.twitter.com/yBYMkX02rD
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 6, 2018







