Befason Mourinho: Nuk e kam shok Abramovichin
I pari i pankinës së gjigandit nga Old Trafford thotë se nuk ka pasur raporte shoqërore me miliarderin rus, por vetëm raporte zyrtare.
“Jo, por ne kishim gjithmonë respekt. Ai ishte pronari dhe e kam respektuar për këtë. Unë isha trajneri dhe unë e respektova pozicionin”, deklaroi Mourinho.
“Ne kurrë nuk ishim shokë të ngushtë. Nëse shkoja në shtëpinë e tij, këtë e bëha për arsye profesionale. Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë gjë personale”.
“Ne nuk ishim shokë, megjithatë kam treguar respekt të madh ndaj tij. S’kemi pasur probleme, por nuk isha shumë i afërt me të”, përfundoi portugezi. /Periskopi.com



