Kam pritur se do të luaja më shumë te Arsenali
Spanjolli kaloi nga Deportivo La Coruna te Arsenali në verën e fundit për një shifër 17 milionë funte.
Por, ai beson se nuk po gjen hapësirat e duhura në formacion.
Megjithatë, ai ka respekt për zgjedhjen e trajnerit Arsene Wenger në lidhje me këtë gjë.
“Kur kam ardhur këtu, kam pritur se do të luaj më shumë”, deklaroi Perez.
“Shokët e skuadrës që janë duke luajtur në pozicionin tim janë duke bërë një punë të madhe. Ne kemi fituar shtatë ndeshje radhazi, dhe në fund të ditës, trajneri e do më të mirën për skuadrën”, shtoi ai. /Periskopi.com



