Dy basketbollistë të huaj te Sigal Prishtina?

Dy basketbollistë të huaj te Sigal Prishtina?

Pasi nuk arritën të bëhen rehat me lojtarë të huaj duke i larguar dy të tillë drejtuesit e klubit janë shumë afër marrëveshjes me dy basketbollistë të tjerë mësojnë burimet e Gazetës Zëri pranë klubit. Bëhet fjalë për Louis Darby dhe Marcel Jones.

Darby së fundi ka luajtur në skuadrën gjermane Mitteldeutscher, përderisa është i njohur edhe për publikun kosovar pasi ka luajtur një vit më parë në FIBA Europe Cup me ekipin rumun Energia Targu-Jiu. Nga ana tjetër edhe Jones është i njohur për publikun kosovar pasi ka luajtur edicionin që lamë pas te skuadra tjetër kosovare Bashkimi.

Jones ishte një ndër lojtarët më të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, por u largua nga prizrenasit pasi mori një ofertë më të mirë jashtë vendit. Zyrtarizimi i lojtarëve pritet që të bëhet gjatë ditëve në vazhdim

Shpërndaje në: