Ylli i Napolit e do kalimin te gjigandi anglez
Rai Sport raporton se agjenti i lojtarit në fjalë është i gatshëm të nisë bisedimet me drejtuesit e klubit nga Anfield Road.
Italiani u pa me lot në sy të mërkurën, pasi u tall nga tifozët e skuadrës së tij pas humbjes së penaltisë në ndeshjen ndaj Besiktas në ndeshjen e zhvilluar në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, vetë Liverpool ka shfaqur interesim për 25-vjeçarin, dhe kalimi i tij në janar në Anfield ka shumë gjasa të ndodhë. /Periskopi.com



