​ Evra këshillon Ronaldon: Shko te Juventusi nëse dëshiron të luash deri në vitin 2050

​ Evra këshillon Ronaldon: Shko te Juventusi nëse dëshiron të luash deri në vitin 2050

Ish-futbollisti i Juventusit ka dhënë një mesazh për Cristiano Ronaldon.

Juventusi është afër të bëjë blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit, pasi kanë mbetur edhe disa detaje para se të zyrtarizohet transferimi i Cristiano Ronaldos në Torino.

Patrice Evra, që ka luajtur së bashku me Ronaldon te Manchester United dhe për një kohë ka qenë edhe pjesë e Juves, ka këshilluar 33-vjeçarin që t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”.

“Nuk kam folur ende me Ronaldon, por nëse ai dëshiron të luajë deri në vitin 2050, Juventusi do të jetë zgjidhja e duhur”, ka thënë Evra.

“Unë do t’i jem përgjithnjë falënderues këtij klubi, me të cilin pas Manchester United kam arritur të fitoja trofe”.

“Ronaldo duhet ta dijë gjithashtu se te Juve duhet të bëjë shumë sakrifica. Ata nuk të lejojnë të pushosh dhe kërkojnë gjithnjë të punosh shumë”, ka theksuar ai.

 

 

Shpërndaje në: