Cristiano Ronaldo u tregon tifozëve se pse vendosi të largohet nga Real Madridi

Cristiano Ronaldo u tregon tifozëve se pse vendosi të largohet nga Real Madridi

Cristiano Ronaldo është lojtari më i ri i Juventusit

Ylli portugez para pak minutash u zyrtarizua si lojtar i ‘Zonjës së Vjetër’, shkruan Periskopi.

Ronaldo u është drejtuar tifozëve të Realit me anë të një letre të publikuar në faqen e klubit spanjoll.

33-vjeçari falenderon tifozët e Realit dhe ka thënë që ishte koha për një sfidë të re.

“Këto vite tek Reali i Madridit, dhe në këtë qytet, ishin ndoshta më të lumturat të jetës sime. Kam vetëm vlerësim maksimal për këtë klub, dhe për këtë qytet. Ju falenderoj të gjithëve për dashurinë dhe afeksionin që kam marrë. Sidoqoftë, mendoj se është koha të hap një fazë të re në jetën time, dhe prandaj i kërkova klubit të pranojë largimin tim. I kërkoj të gjithëve, në veçanti tifozëve të më kuptojnë. Ato kanë qenë të mrekullueshëm për 9 vite. Kanë qenë 9 vite unik. Ishte një moment emocional për mua, plot me konsideratë por edhe të vështirë sepse Reali i Madridit është një klub shumë kërkues,” kë thënë Ronaldo. /Periskopi/

Shpërndaje në: