Më në fund vjen edhe reagimi i Juventusit pas transferimit të Ronaldos (Foto)

Më në fund vjen edhe reagimi i Juventusit pas transferimit të Ronaldos (Foto)

Cristiano Ronaldo nga sot është lojtar i Juventusit

Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ka kaluar nga Real Madridi te Juventusi, shkruan Periskopi.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me Juventusin.

“Juventusi njofton se ka arritur marrëveshje me pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’. Ai ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare deri më 30 qershor 2022,” thuhet në njoftimin e klubit italian.

Ky transferim ‘Zonjës së Vjetër’ i ka kushtuar 105 milionë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: