Më në fund Guardiola transferon lojtarin që e ka kërkuar në çdo afat kalimtar (Foto)
Riyad Mahrez ka nënshkruar me Manchester Cityn
Riyad Mahrez ishte kërkuar pothuajse në çdo afat kalimtar nga Manchester City, derisa në janar dështoi transferimi i tij, tani algjeriani ka kaluar në ‘Etihad’, shkruan Periskopi.

Mahrez ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Cityn dhe është shumë i lumtur që do të luajë nën urdhërat e Guardiolas.
“Unë jam shumë i lumtur që iu kam bashkuar Cityt, një skuadër e cila luan shumë mirë me Pep Guardiolan,” ka thënë Mahrez. /Periskopi/




