Askush nuk është më i madh se klubi, madje as Cristiano Ronaldo që ua solli 451 gëzime tifozëve madrilien

Askush nuk është më i madh se klubi, madje as Cristiano Ronaldo që ua solli 451 gëzime tifozëve madrilien

Dita ka ardhur. Nëntë vjet pas mbërritjes së tij, Cristiano Ronaldo largohet nga Real Madridi dhe e bën këtë në moshën 33-vjeçare dhe duke lënë 105 milionë euro në arkë, në një transferim të lindur nga nervozizmi i lojtarit dhe mosmarrëveshjet me Florentino Perez.

Ai është shitur. Cristiano Ronaldo ka vendosur të shkojë në Juventus në këmbim të 105 milionë eurove dhe një kontratë prej 30 milion euro në vit. Ka qenë dëshira e tij dhe udhëheqësit e Real Madridit kanë besuar se ishte koha e duhur për lirimin e një lojtari që në shkurtin e ardhshëm do të mbush plot 34 vjet, transmeton Periskopi.

Është e qartë se Real Madridi nuk do të gjejë një lojtar të ngjashëm në treg, sepse nuk ka një si Ronaldo, pasi ai është një bishë që asnjëherë nuk u ndalë së punuari dhe sukseset nuk munguan kurrë.

Nuk ka asnjë lojtar që është më i madh se sa klubi dhe madje edhe më pak kur flasim për një klub si Real Madridi. Historia e Los Blancos është plot sukses.

Ardhja e Cristiano Ronaldos e bëri Real Madridin më të fortë, të aftë për të fituar katër herë Ligën e Kampionëve në pesë vitet e fundit, por në atë skuadër ishin edhe Luka Modriç, Sergio Ramos, Karim Benzema, Raphael Varane dhe ushtarë të tjerë që pa ta Reali nuk do të kishte fituar asgjë, sepse në ditët e sotme futbolli është ende një sport ekipor.

Pothuajse një dekadë pasi iu bashkua Realit, Ronaldo u largua vullnetarisht, sepse ai nuk e konsideronte veten mirë të trajtuar nga udhëheqësit e klubit. Ai e bën këtë pas mosmarrëveshjeve të shumta me Florentino Perez, dhe vendimin e bën publik menjëherë pas finales së Kievit ku Reali fitoi për herë të 13-të Ligën e Kampionëve.

Vendimi ishte marrë tashmë dhe presidenti duhej të kërkonte të mirën e klubit dhe jo atë të një lojtari të caktuar. Klubi është mbi çdo gjë. Kjo është arsyeja pse ai i kushtoi 105 milionë euro.

Kanë kaluar nëntë vjet suksesi, 16 tituj dhe 451 gola nga një lojtar i cili u bë i rëndësishëm, por në kohën e tij në Real Madrid ishte në gjendje të konkuronte dhe të jetë më lart se Lionel Messi, duke u bërë pesë herë më i miri në botë.

A do të përsëritet kjo histori në Juventus? Madridi duhej të vendoste dhe Florentino Perez e bëri këtë sepse beson se është më e mira për klubin. Koha do ta vërtetojë, por momenti i tij kishte ardhur, ai u shit sepse ashtu dëshironte vetë. Mbetet të shihet se si do të jenë katër vitet e tij të ardhshme te Juventusi. /Periskopi/

Shpërndaje në: