A është Beyonce shtatzënë?

A është Beyonce shtatzënë?

Beyonce shtatzënë sërish!

Të paktën kështu po thuhet dhe raportohet ditëve të fundit, ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar.

Krejt kjo nisi pasi fituesja e 22 çmimeve Grammy është parë me bark të fryrë derisa performoi të dielën në Romë si pjesë e turneut të saj On the Run II, bashkë me bashkëshortin e saj, Jay-Z.

Shumë prej fansave që ishin prezent në këtë koncert shpërndanë video të këngëtares derisa ajo po vallëzonte në skenë me  “‘03 Bonnie & Clyde” veshur në një fustan të shkurtër ngjyrë metali.

Në fund të këngës, këngëtarja shihet teksa lëmon barkun e saj dhe buzëqesh, duke u larguar pa asnjë fjalë, transmeton Klan Kosova.

Çifti kanë tashmë një vajzë Blue Ivy (6) dhe binjakët Rumi dhe Sir (12 muajsh).

Shumë shpejt ky lajm u bë hit në rrjetet sociale duke nxitur pafund reagime dhe komente nga fansat e këngëtares së njohur.

Madje disa prej tyre vënë në pah faktin se numri i preferuar i Beyonce dhe Jay-Z është numri katër që mund të ndërlidhet me faktin se pse ata mund ta duan edhe një fëmijë të katërt.

Kujtojmë, Beyonce është lindur me 4 shtator, Jay Z me 4 dhjetor, ata janë martuar me 4 prill të vitit 2008 dhe emri i mesëm i Blue Ivy vjen nga numri katër romak.

Beyonce ka publikuar albumin e saj me emër “4” në vitin 2011 dhe Jay Z ka po ashtu një album me emër “4:44” që e ka publikuar në vitin 2017.

Në ndërkohë, ky lajm mund edhe të mos jetë i vërtetë.

Një nga arsyet është se Beyonce dhe Jay-Z kanë paralajmëruar se do të jenë pjesë e festivalit Global Citizen në Afrikën Jugore në muajin dhjetor.

Nëse Beyonce është shtatzënë, në këtë periudhë ajo do të ishte në muajt e fundit të shtatzënisë dhe nuk do të mund të ishte pjesë e këtij festivali.

Këngëtarja e hitit “Crazy in Love” kishte treguar se ajo është shtatzënë me vajzën Blue Ivy gjatë performancës së saj “Love on Top” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të MTV-së në vitin 2011.

Shtatzëninë e saj të dytë ajo e bëri publike në Instagram në vitin 2017 duke thyer edhe rekordin botëror për fotografinë më të klikuar në këtë rrjet social.

https://www.instagram.com/p/BP-rXUGBPJa/?utm_source=ig_embed

 

Shpërndaje në: