“U largova nga Liverpooli sepse nuk kishin ambicie të mëdha”
Emre Can ka zbuluar arsyen kryesore pse e largua nga Liverpooli për të kaluar te Juventusi
Emre Can u largua nga Liverpooli si tranfer i lirë pasi i përfundoi kontrata në qershor dhe iu bashkua kampionit të Serie A, shkruan Periskopi.
Can ka thënë se ka pasur raporte të mira me Kloppin, por vendosi të kalonte te Juventusi pasi ky klub ka ambicie të mëdha.
“Unë nuk kam pasur probleme me Kloppin,” ka thënë Can.
“Unë kisha raporte të mira me Kloppin dhe ai më uroi gjithë të mirat kur u largova.
“Unë kisha oferta të shumta, por vendosa për Juventusin pasi projekti i tyre më pëlqeu më së shumti.
“Juventus ka ambicie të mëdha dhe unë doja të isha pjesë e këtij projekti,”. /Periskopi/




