Xhensila ia lë vajzës emrin Ajka, ka një dedikim prekës për të
Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur Bes Kallaku, sot sollën në jetë vajzën e tyre të parë.
Vajzën e kanë quajtur Ajka, ndërsa Xhensila me një fotografi në rrjetin social Istagram, i ka dedikuar edhe disa vargje.
“Kur morëm vesh që do vije ti, sa u lutem dhe falënderuam Zotin për këtë bekim. Mire se erdhe Ajka e jetës tonë. Të mbaj ne krahe, e ta ndjej frymen, edhe aromen, a thua se te gjitha lulet e kesaj toke janë mbledhur grusht tek gusha jote. Cfar ndjesie qenka te mbash krejt boten ne duar. O kenga ime, o poezia ime. Bej te miren edhe duaje veten. Per cdo te mire qe do besh, Zoti do shkurtoje distancen mes teje edhe Atij. Nuk me ka emocionuar asnje publik sa ty, un jam publiku yt ne fakt, duartrokas gjithcka tenden. Zoti qofte bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, zoti na bekoi te dyve me mè te shtrenjten dashuri. Un jam me fat qe te kam, me shume akoma qe ti je babi i Ajkes sone. Faleminderit gjithkujt qe u be pjese e ketij bekimi tonin”, ka shkruar Xhensila.



