Montella: Për Milanin fillon një sezon i ri
Ai në deklaraten pas ndeshjes i ka paralajmëruar lojtarët e tij se duhen të jenë të kujdesshëm, pasi që skuadrat do të fillojnë të shikojnë një Milan ndryshe dhe do të përgaditen më mirë se herën e kaluar.
“Nuk mund ta mposhtësh Juven pa vuajtur. Më pëlqeu shumë kuraja dhe vetëbesimi që tregoi skuadra ime në momente të caktuara, por jo gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa duhet t’i rregullojmë këto”, tha Montella.
“U thash lojtarëve të mi se sezoni i ri fillon tash, sepse pas këtij kundërshtari, të gjithë të tjerët do të kenë pritje të ndryshme nga ne”.
“Ata do të luajnë ndryshe ndaj nesh dhe presioni mbi ne do të jetë tjetër fare”, ka deklaruar trajneri, i cili është shprehur tejet i kënaqur me triumfin.
Milan ka ndryshuar në stilin e lojës me ardhjen e Montellas dhe janë në rrugë të mbarë për të kandiduar për titull në Seria A. /Periskopi.com



