Zëvendësministri: Lopa zhvillon shtetin (Foto)

Zëvendësministri: Lopa zhvillon shtetin (Foto)

Zëvendësministri kosovar: Lopa zhvillon shtetin

Zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhunit i është nxjerrë një pjesë nga raporti i tij dyqind-ditor, shkruan Periskopi.

Duket se zëvendësministri në fjalë po e bënte një lloj thjeshtimi të punës së bërë deri më tash, e ku në zemër të ‘programit’ e punës së bërë prej tij, është lopa.

Në këtë raport duket edhe një fotografi e disa lopëve duke ngrënë bar, dhe një thënie poshtë saj ku shkruhet një thënie prej zëvendësministrit “Kafshët qumështore janë fabrikë. Prandaj, kush ka një të tillë, ka një fabrikë (sic!)”.

Maxhuni i ka vënë vetes prefiksin “Dr.Sc.” e pas emrit ka shtuar edhe “Prof.assis.”

Qeveria e Kosovës aktualisht ka mbi 70 zëvendësministra, dhe është kritikuar në vazhdimësi për numrin e madh të tyre duke mos mundur të jepte një shpjegim të qëndrueshëm për nevojën e tyre. Dyshohet se zëvendësministrat janë pjesë e skemave klienteliste të partive politike në koalicionin qeveritar – dhe se një numër i madh i tyre nuk kryejnë kurrfarë pune. /Periskopi

Shpërndaje në: