​Aksidentohet talenti i Interit, është në gjendje të rëndë

​Aksidentohet talenti i Interit, është në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një provincë të Napolit.

Në aksident është përfshirë një prej lojtarëve të rinj të Interit, 16-vjeçari Pasquale Carlino, i cili sipas mediave italiane ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Aksidenti ka ndodhur në Santa Maria La Carità, ku 16-vjeçari ishte pasagjer në motorin që drejtohej nga një mik i tij.

Klubi i Interit publikoi edhe një mesazh mbështetës për 16-vjeçarin në Twitter, shkruan “Forca Pasquale, i gjithë Interi është me ty”.

Shpërndaje në: