Klopp fjalë të mëdha për Shaqirin, e përshkruan si një ‘lehtësues’ për Liverpoolin
Jurgen Klopp e ka përshkruar nënshkrimin e Xherdan Shaqiri si një “lehtësues” për Liverpoolin.
Të kuqtë nga Anfield Road kanë kompletuar këtë javë transferin me Xherdan Shaqirin në vlerë prej 13 milionë funtave.
Shaqiri ka pasur 92 paraqitje për ekipin e Stoke City, duke shënuar 15 gola.
“Mendoj se për të përshkruar vendimin për nënshkrimin e Shaqirit përmes një fraze angleze është një ‘lehtësues’. Kur dikush të bëhet i disponueshëm në këtë mënyrë ju duhet të reagoni nëse jeni i zgjuar – dhe ne e kemi një të tillë”, u shpreh strategu gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“Ai është i shpejtë dhe i aftë, ka sasinë e duhur të arrogancës në fushën e futbollit, guxim të mjaftueshëm për ta dëshiruar topin dhe për të ndikuar në gjërat e lojës. Për të luajtur për ne, këto janë kërkesa të detyrueshme”, shtoi ai, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.
“E njoh shumë mirë atë në kohën kur luante në Zvicër dhe veçanërisht në Gjermani – kam qenë për një kohë të gjatë një admirues i tij. Por një bonus më i madh është se ai e njeh Premier Leaguen dhe atë që duhet për të kryer në këtë mjedis unik”.
“Ai gjithashtu ka bërë një punë të mirë në Kupën Botërore – kështu ai ka ardhur me një vetëbesim të fortë”./Periskopi/



