“Mbreti do të mbetet gjithmonë mbret”, Mbappe për kontributin e Pele
Kylian Mbappe është përshkruar si një nga talentët më të rinj të Kupës Botërore Rusia 2018, që ka shënuar një gol në finale të turneut më të madh botëror.
Për talentin e ri francez ka folur edhe legjenda e futbollit brazilian Pele i cili tha se ai “mund të fshijë pluhurin nga këpucët e tij” duke iu referuar kontributit të tij në Kupën Botërore, i cili shënoi katër gola gjithsej përfshirë edhe një gol në finalen e Luzhnikut në Moskë në fitoren 4-2 kundrejt Kroacisë.
Pele ishte golashënuesi i parë adoleshent në një finale të Kupës së Botës, si 17-vjeçar shënoi në finalen e vitit 1958 ku Brazili e mposhti Suedinë, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.
The king will always remain king ?
— Kylian Mbappé (@KMbappe) July 16, 2018
Ndërsa, nëpërmjet një postimi në Twitter, Mbappe legjendën braziliane Pele e ka definuar: “Mbreti mbetet gjithmonë mbret”.
Mbappe, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës fitimtare të Francës, u kthyen në Paris të hënën, ku u përshëndetën nga mijëra tifozë si pjesë e një parade festive në kryeqytetin francez./Periskopi/



