Diego Maradona prezantohet si trajner tek ekipi i nivelit të Vllaznisë së Pozheranit
Diego Maradona u prezantua si trajner i ekipit të Bellarusisë Dinamo Brest.
Legjenda argjentiniane ka qenë i zënë ditëve të fundit me Kupën Botërore që u mbajt në Rusi, ku shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes për sjelljet e tij.
Brest, ekipi i gjashtë më i miri në Premier Ligën bjellaruse, është deklaruar se marrëveshja me 57-vjeçarin është arritur në muajin maj të këtij viti, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.
Gjatë prezantimit të tij, Maradona i cili dha dorëheqje si trajner i ekipit Al Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe në fillim të këtij viti, i është dhuruar një unazë dhe më pas ka qenë i zënë duke nënshkruar dokumente të ndryshme për ekipin bjellorus./Periskopi/









